“A e di ministri Xhafaj si e ka emrin e ri vëllai...

“A e di ministri Xhafaj si e ka emrin e ri vëllai i tij”

233
0
Shares

Vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mund të ketë ndryshuar edhe emrin e tij në regjistrin civil të Shqipërisë. Të paktën ky është dyshimi i fortë i gazetarit të ora neë që moderon emisionin “ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj’

“Po të jetë për mosekzistencë, nuk ekziston as vëllai i Ministrit Agron Xhafaj, shteti shqiptar sot nuk ka nderin e posaçëm të ketë një qytetar me emrin Agron Sezai Xhafaj, po përmend dhe emrin e babait. Ky është fakt i regjistrit të gjendjes civile. Është gjallë por nuk ekziston dhe kjo jo se ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare por zotëria në fjalë ka një emër tjetër. 

Pyetja është: Ministri i Brendshëm që është përgjegjësi kryesor për të arrestuar njeriun i cili kërkohet në Itali pavarësisht se nuk është regjistruar zyrtarisht në kërkim në Shqipëri, ky Ministër për të cilin ka konçiduar të jetë vëllai i tij, a e di emrin e ri që ka vëllai. Këto nuk janë përgjegjësi të opozitës”.

Myftaraj ka shpjeguar më pas se vendimi final për Agron Xhafajn u mor në Itali në vitin 2012 dhe pavarësisht kësaj nuk u regjistrua në Shqipëri përmes kanaleve zyrtare.

“Vendimi është dhënë në 2012 i formës së prerë në Itali, por mesa duket vendimi i dënimit nuk ka hyrë në kanalet zyrtare për të ardhur në zyrat e shtetit shqiptar ku do të regjistrohej dhe duhet të merreshin masat e nevojshme. 

Kryeministri Rama dhe Ministri Xhafaj i thonë opozitës, ti ke qenë në pushtet kur u dha ky vendim prandaj nuk kemi asnjë përgjegjësi. Problemi është se këtu pëërgjegjësia është e dyfishtë, sepse që ekziston vendimi janë të vetëdijshëm edhe Rama dhe Xhafaj, pavarësisht lojërave të fjalëve që bëjnë me opozitën”, thuhet në emisionin ‘ju flet moska”. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY