DOKUMENTET/ Ja si u bë falsifikimi i Kodit të Procedurës Penale nga...

DOKUMENTET/ Ja si u bë falsifikimi i Kodit të Procedurës Penale nga Fatmir Xhafaj

271
0
Shares
Pas denoncimit publik, PD ka publikuar dokumentet zyrtare me të cilët ka punuar Komisioni i Ligjeve dhe Parlamenti për miratimin e Kodit të Procedurës Penale.
Para se të shkonte për votim final në Parlament, neni 491 është falsifikuar nga  Kryetari i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj.
Ai ka ndryshuar me falsifikim variantin e miratuar në Komision, duke ndaluar ektradimin e të vëllait apo vuajtjen prej tij të dënimit në Shqipëri.
SQARIM PER DOKUMENTAT
Dokumenti 1: Është ligji që ndalon ekstradimin e Agron Xhafajt. Në dokument në faqen 80 është neni që mundëson këtë.
Dokument 2: Është projektligji i depozituar zyrtarisht në Kuvend, që është shqyrtuar dhe miratuar në Komisionin e Ligjeve. Në dokument në nenin 268 është propozimi për ndryshimin e nenit 491, propozim që ka miratuar Komisioni dhe që është falsifikuar më pas nga Fatmir Xhafaj në rolin e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve.
Dokument 3: Është relacioni shoqërues i projektligjit ku propozuesja Vasilika Hysi sqaron arsyet e ndryshimit të nenit 491 sipas versionit që ka miratuar Komisioni. Sqarimi është në fq. 38-39.
Dokument 4: Është proçesverbali i mbledhjes së parë ku diskutohen ndryshimet në Kodin e Proçedurës Penale ku është miratuar drafti në parim dhe ku nuk ka asnjë diskutim për ndryshime në nenin 491. Sqarimi është nga faqja 18-35, ku nuk ka asnjë diskutim për këtë nen.
Dokument 5: Është proçesverbali i mbledhjes së dytë, ku diskutohen ndryshimet nen për nen i Kodit të Procedurës Penale. Neni 268, i propozuar nga Vasilika Hysi për ndryshime në nenin 491 të Kodit të Proçedurës Penale miratohet në atë formë nga Komisioni, pa asnjë ndryshim. Sqarimi është në faqen 47.
Dokument 6: Është proçesverali i mbledhjes së tretë ku vazhdon diksutimin nen për nen i ndryshimeve në Kodin e Proçedurës Penale dhe miratimi në tërësi, ku nuk ka asnjë diskutim mbi ndryshimin e nenit 491 të Kodit të Proçedurës Penale. Sqarimi është nga fq. 10-45, ku nuk gjendet asnjë diksutim për ndryshimin e propozimit të Vasilika Hysit.
Dokument 7: Është Raporti i Komisionit të Ligjeve që i paraqitet për votim seancës plenare. Raporti shoqërohet me tekstin integral të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Në faqen 9 të raportit theksohet se në tekstin integral reflektohen ndryshimet e bëra gjatë diskutimeve në Komision. Në faqen 32 të Raportit theksohet se Komisoni ka miratuar variantin e propozuar nga Vasilika Hysi për nenin 491. Por në tekstin integral të ligjit, që Fatmir Xhafaj i ka dërguar parlamentit për miratim, neni 491 është i ndryshëm nga ai miratuar në Komision sipas raportit dhe proçesverbaleve të mbledhjes. Sqarimi është në faqen 124.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY