EMRI/ Tiranë, shkarkohet pedagogu

EMRI/ Tiranë, shkarkohet pedagogu

120
0
Shares

Shkarkohet pedagogu Zenel Shalari.

Shkarkimi është bërë nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti, pas peticionit të studentëve të këtij fakulteti, informon gazetarja e Ora News Nertila Dosti.

Peticioni u realizua nga një grup studentësh të vitit të parë të degëve Shkenca Politike, Administrim e Politika Socale dhe Psikologji

Dhe u dorëzua me shkresën nr 426 datë 20 prill 2018 Fakultetit Ekonomik

Levizja studentore në një postim në facebook shkruan

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, në kuadër të aksionit të Lëvizjes për Universitetin kundër korrupsionit dhe tregtisë së detyrueshme të librave, kanë realizuar një peticion me dhjetra nënshkrime, duke çuar ne shkarkimin e pedagogut Zenel Shalari.

Aksioni kundër zhvatjes së organizuar të xhepave të studenteve do të vazhdojë, si ndaj zhvatjes me tarifa dhe toefla të qeverisë, po ashtu edhe ndaj korrupsionit brenda klasave shkollore.

U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të universitetit publik të bashkohen kundër zhvatjes dhe padrejtësisë, me peticione dhe protesta. Vetëm asgjë nuk është e mundur dhe bashkë asgjë e pamundur!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY