FOTO/ Greqi, ja kush janë 2 shqiptarët e shpallur “rrezik publik” dhe...

FOTO/ Greqi, ja kush janë 2 shqiptarët e shpallur “rrezik publik” dhe më të kërkuarit

227
0
Shares

Arratia e dy prej të burgosurve shqiptarë në Greqi nuk zgjati shumë. Sipas mediave greke Robert Xhimaj dhe Petris Luçi janë arrestuar fare pak pas tentativës për arratisje, pasi dolën nga automjeti që po i dërgonte në një anije, me destinacion burgun Alikarnasos në Hania.

Në rrethana që ende nuk dihen, gardianët lanë hapur derën e furgonit, moment ky që u shfrytëzua nga të dënuarit, të cilët u shpërndanë me shpejtësi nëpër rrugicat e portit të Pireut, të ndjekur nga policët grekë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së portit, u bë i mundur arrestimi i dy prej shqiptarëve, ndërsa dy të tjerët mbeten ende në arrati.

Mediat greke kanë publikuar identitetin dhe fotot e dy shqiptarëve që janë në këkrim. Ata janë Xhuliano Halili 35 vjeç, i njohur ndryshe me emrin “Niko” dhe Alfons Doçi, shkruan GSH. Xhuliano Halili, është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, së bashku me të babain e tij. Ky krim u vërtetua se ishte porositur prej rivalit grek të viktimës, Vasilis Varelas, për larje hesapesh në çështje droge. Ndërkohë Alfons Doçi është i dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY