Shokojnë studentët me bisedat për përdhunimin e 100 vajzave

Shokojnë studentët me bisedat për përdhunimin e 100 vajzave

175
0
Shares

Të paktën 11 studentë janë pezulluar nga Universiteti i Warwick pas disa shakve pa kripë mbi përdhunim.

Studentët në një bisedë në grup folën për përdhunimin e 100 vajzave.

Gazetat online e studentëve The Boar dhe The Tab publikuan mesazhet e bëra screenshot.

The Boar thotë se 98 screenshots të bisedave në grup janë paraqitur si dëshmi.

Universiteti tha se po hetonte në lidhje me ngjarjen. Studentët, të gjithë meshkuj, janë pezulluar dhe do përballen me procese disiplinore.

Në një nga mesazhet në grup shkruhet: “Ndonjëherë është shumë qejf të tërbohemi dhe të përdhunojmë 100 vajza.”

Ndërsa një tjetër shkruan: “Të përdhunosh të gjithë njerëzit në apartament për ti dhënë mësim.”

Mesazhet e tjera rraciste përfshijnë: “E dua Hitlerin,  i urrej çifutët dhe Corbyn.”

Mesazhet dolën në dritë pasi u bënë tre ankesa formale në universitet.

Një tjetër mesazhe shkruante: “Përdhunoje atë në rrugë ndërsa të gjithë të shikojnë”, ndërsa dikush i përgjigjet: “Madje nuk do të ishte e padrejtë.”

Studentët e gazetave online i publikuan mesazhet sepse sipas tyre Universiteti nuk po bënte aq sa duhet, raporton BBC.

Një zëdhënëse e unionit studentor të universitetit [SU] tha se dënon përmbajtjen e mesazheve dhe shpreson të arrijnë në një përfundim sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY