Fatmir Xhafaj nuk e mohoi dënimin e të vëllait gjatë fjalimit që mbajti në parlament në 12 shtator të vitit 2017, kur iu përgjigj për herë të fundit akuzave të opozitës se Agron Xhafaj është dënuar me vendim të prerë në Itali dhe qëllimisht nuk ekstradohet.
Ministri i Brendshëm tentoi t’i relativizoi akuzat e asaj kohe si një “avaz” që përsëritet sa herë kërkojnë ta sulmojnë. Në anën tjetër, sikur të gjitha këto të ishin të vërteta, Fatmir Xhafaj u zhvesh nga të gjitha përgjegjësitë morale dhe ligjore, për veprimet e të afërmve të tij.
“Cilido prej tyre që ka pasur, ose mund të ketë pasur në të ardhmen një shkelje ligji është madhor dhe ka të gjithë përgjegjësinë ta vuajë atë sipas ligjit dhe as ai dhe askush tjetër nuk mund ti japë më shumë ngarkesë, ligji vetë i jep. Dhe nëse një moment, do të ishte e vërtetë sesa në mënyrë të ulët më akuzoni unë kam të gjithë të drejtën legjitime të pyes: Ku është përgjegjësia ime njerëzore dhe politike në lidhje me këtë çështje? Sa për ligjore as që mund të bëhet fjalë. Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Jam i gatshëm të përgjigjem për gjithçka bëj e sillem në raport me interesat e vendit time, me Kushtetutën dhe me ligjin. Jam i gatshëm në çdo kohë të përballem me përgjegjësitë e mia. Unë nuk kam ndërmend të merrem me replikë me avazin tuaj të 15 viteve, avaz që e përsërisni sa herë shtrëngoheni të më sulmoni politikisht”.
Madje Xhafaj sfidoi opozitën, duke i kujtuar dy ministrat, të Brendshëm dhe të Drejtësisë që u emëruan nga Lulzim Basha gjatë muajve të fushatës zgjedhore dhe që nuk kishin arritur të gjenin asnjë fakt ose provë për vëllain e tij.
“Nga maji i këtij viti (2017) ju u bëtë pushtetarë në dy ministritë kryesore të ligjit, në atë të Brendshme dhe atë të Drejtësisë, ministra që u emëruan personalisht nga kryetari juaj dhe janë dyja ministritë ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare nëse ka të tilla. Po çfarë bëtë këto 4 muaj? Si nuk gërmuat xhanëm dhe ti zbulonit? Ku kishte rast më të mirë të më kryqëzonit me fakte dhe prova sipas jush! Dhe as më shumë, dhe as më pak, jo vetëm kryetari juaj dhe askush tjetër i veshur si ky edhe me mandat ligjzbatuesi apo moralbërësi nuk mund të më vendosë mua nën këtë akuzë apo përgjegjës për çfarë i ka ndodhur, apo mund t’i ndodhë një pjestari të familjes time”, u shpreh Fatmir Xhafaj.
Video e fjalimit të Fatmir Xhafajt në parlament, në 12 shtator të vitit 2017, kur flet për të vëllanë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
Ore secili pergjigjet vet per gjerat e tij. Ne komunizem jemi ktu? Te mbajm pergjegjesi per vllezer motra dhe kusherinj?