“Furtunë” në Policinë e Shtetit, ja sektorët që shkurtohen dhe shkrihen

“Furtunë” në Policinë e Shtetit, ja sektorët që shkurtohen dhe shkrihen

204
0
Shares

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për ndryshimin e strukturave në drejtoritë vendore te policisë në qarqe. Në baze të platformës se policimit dhe sigurisë ne komunitet këto drejtori do të ndryshojnë sektoret e tyre. Ky ndryshim pritet të sjelle lëvizje në polici si edhe shkarkime për shkak të shkurtimeve të pozicionit. Ky projekt u pilotua fillimisht në drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Sipas strukturës se re çdo drejtori vendore do te këtë drejtor dhe 2 nëndrejtore ku njeri do te mbuloje hetimin e krimeve ndersa tjetri çështjet e rendit dhe sigurisë publike. Disa prej sektoreve ekzistues do te shkrihen ose do te bashkohen ne nje sektor te vetem ne menyre te tille qe te ulet nr i punonjesve ne nivel drejtues.

Do te shkrihen 3 sektoret e hetimit dhe krijohet sektori i vetëm qe do te mbuloje çështjet e drogës trafiqeve te paligjshme dhe krimit ekonomik qe me pare ishin te ndare. Sektori i Rendit do te kete Sallen Operavie Sektorin e Rendit dhe ate te Qarkullimit rrugur. Do te zgjerohet kompetenca e komisariateve te cilet do te merren edhe me vepren penale te vrasjes e cila me pare u kalonte drejtorive.

Territori i nje komisariati do te ndahet ne zona policore ku do te rritet roli i inspektorit te zones.
Ndryshime do te kete dhe policine Rrugure, e cili do te kete ne varesi seksionet e policise rrugere. Ato nuk do kene varesi nga komisariatet sic ishte me pare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY