VIDEO SKANDAL/ Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me vendim të formës...

VIDEO SKANDAL/ Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me vendim të formës së prerë, i shpëton arrestimit dhe burgimit

128
0
Shares

PD, sikurse kishte paralajmëruar, ka denoncuar sot, një skandal, me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Afron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, megjithëse i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat e Italisë për trafik, droge, gëzon lirinë, që prej 5 vjetësh, falë mbrojtjes që i bënë vëllai i tij, aktualisht ministër i Brendshëm.

PD ka publikuar dosjen e plotë të dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge.

“Fatmir Xhafaj gënjen dhe është në dijeni të vëllait të tij, që Agron Xhafaj është i dënuar në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë, duke jetuar i lirë nga viti 2013 e më pas, kur vëllai i tij ishte i fuqishëm.

Faktet  e provat e dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, ja ku i keni.

Me vendimin 2002 në shtator të vitit 2012, Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 7 vite burg.

Agron Xhafaj është dënuar për trafik droge”, thanë gjatë konferencës së shtypit deputeti Enkelejd Alibeja dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Sipas deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, Fatmir Xhafaj i ka siguruar paprekshmërinë vëllait të tij, edhe pse është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë.

Alibeaj ka bërë edhe disa pyetje, që sipas tij, Fatmir Xhafaj duhet të përgjigjet.

Pyetjet e PD per Fatmir Xhafajn

1. A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?

6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?

7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

Partia Demokratike publikon dokumenta ekskluzive, Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari në Grupin Palrlamentar të PD-së për çështje ligjore Gazmend Bardhi deklaratë për shtyp

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mercredi 9 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY