DETAJE & EMRA/ Dëshmon korrieri i postës sekrete që u grabit dje:...

DETAJE & EMRA/ Dëshmon korrieri i postës sekrete që u grabit dje: Ja si më “paralizuan” grabitësit

143
0
Shares

“Ndjeva një të mbërthyer në duar dhe shpatull, pastaj pashë dy të rinj me kapele me strehë të madhe që më morën me forcë qesen me dokumente”. Kështu ka deklaruar në polici, Ilir Kapxhiu, korrieri i postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit, i cili ra pre e grabitjes ditën e djeshme.

Korrieri ka sqaruar procedurën që kryen herë pas here, kur shkon në postë të tërheqë dokumentet, ashtu siç ka bërë dhe ditën e djeshme, kur është sulmuar dhe grabitur nga dy persona. Ai ka treguar para policëve se është paraqitur dje në postë, ku ka tërhequr dokumentet në adresë të organit të Prokurorisë, ku pasi i ka firmosur në regjistër i ka vendosur ato në një qese plastike.

Pas këtij veprimi, korrieri i postës sekrete është nisur në këmbë duke ndjekur itinerarin e zakonshëm, ku ka përshkuar një rrugicë, që njihet si ‘Rruga e Kuminit’, pjesë e lagjes nr.11.

Pasi ka përshkuar vetëm 10 metra rrugë nga posta, korrieri ka treguar se ka ndjerë një të mbërthyer në duar dhe shpatull dhe ka parë dy djem të rinj me kapele me strehë të madhe, të cilët i kanë tërhequr me forcë qesen me dokumente dhe i kanë dhënë një të rrotulluar atij. Më pas, ata kanë ikur me vrap nëpër rrugica dhe janë zhdukur.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, ndaj dhe nuk ka mundur të fiksojë tiparet e grabitësve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY