EMRAT/ Korrupsion në Universitetin e Elbasanit, arrestohet dekani, vartësit e tij dhe...

EMRAT/ Korrupsion në Universitetin e Elbasanit, arrestohet dekani, vartësit e tij dhe sekserët

137
0
Shares

Policia finalizoi me sukses operacionin e koduar “Dekani”, ku ranë në pranga disa persona, mes tyre edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

1 – Albert Riska, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

2 – Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3 – Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4 – Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5 – Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6 – Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7 – Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr. 315, datë 08. 05. 2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY