POROSIA/Sali Berisha ‘orienton’ Patozin, Boden dhe ndonjë tjetër

POROSIA/Sali Berisha ‘orienton’ Patozin, Boden dhe ndonjë tjetër

211
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora Neës, u pyet për mundësinë e krijimit të një partie të re nga Astrit Patozi duke theksuar se PD ka nevojë për kontributet e të gjithëve.

Berisha: Unë kam shprehur qëndrimet e mia, ndaj Patozit, të gjithë ish-bashkëpunëtorëve të mi. Duke apeluar që secili t’i dalë zot kontributit të tij, por thelbi i lirisë së njeriut, por sidomos i atyre që kanë vuajtur për liri është zgjedhja. Çdo njeri ka të drejtë të zgjedh atë që mendon se është më e mira. Thirrja ime është që ata janë personalitete të PD-së, por secili merr vendimin e vet. Të mos harrojnë se kanë kontributet e tyre të çmuara në PD. Në shtator të vitit 1991, kur nuk kishim bërë akoma parti, e gjithë kryesia kundër Sali Berishës. Të gjithë ata u zgjodhën në kryesi.

Zheji: Nuk bënë karrierë të madhe më vonë…

Berisha: U bënë deputetë të gjithë. Nuk më shkoi mendja se ky nuk duhet të jetë se bëri fushatë kundra meje. Dje kryetari në mbledhjen e grupit ka dhënë një orientim në drejtim të afrimit të të gjitha kontributeve. Është interes jetik i ynë. Kemi një të keqe të madhe.

Në vijim ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për fishkëllimat ndaj Selamit.

Berisha: Beteja për bashkimin e PD duhet të vazhdojë. Mendoj që po të ishin në Kongres dhe të thoshin fjalët e tyre do të kishte qenë më mirë për PD-në sepse ata mund ta konceptojnë partinë me një njeri. Aty është kontributi i tyre. Diskutimet e tyre do të ishin ndjekur me seriozitet.

Zheji: Doli Eduard Selami dhe u fishkëllye…

Berisha: Ishte gabim. Por pati të tjerë që folën. Kjo nuk mund të jetë një pengesë që të bashkojmë të gjitha kontributet përballë këtij njeriu që është i çmenduri i Ballkanit. Këta janë njerëz me fibër politike. Ajo që unë mendoj është që në një situatë të vështirë për vendin, ata duhet të bëjnë hapa dhe të vazhdojnë betejën kundër Edi Ramës. Disa ndryshime të rëndësishme janë bërë në statut. Dëgjova një nga analistët që pati vlerësim të çuditshëm, por nuk është ashtu. Aty u morën mendime nga ata që propozuan. Kryetari shkarkohet me 50% të Këshillit Kombëtar dhe të Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY