Horoskopi, 9 Maj 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 9 Maj 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

89
0
Shares

Dashi
Kjo e mërkurë është një ditë që do ju mësojë shumë gjëra. Sipas parashikimit të ditës, sa i takon dashurisë mund të ketë të reja të rëndësishme, të cilat do ju zbukurojnë ditën. Do të jetë shumë e lehtë të sqaroni një situatë me partnerin, pas një keqkuptimi që keni pasur së fundmi. Ata që janë vetëm, prania e Hënës në shenjë, do i ndihmojë që të hedhin një hap më shumë. Kjo ditë rezulton ideale për të nisur diçka të re. Në punë, lodhja nuk do ju trembë aspak, por do të jeni të gatshëm të përfundoni një projekt, pa i kaluar afati.

Demi
Kjo ditë do të ecë me hapa të ngadaltë dhe nuk do të ketë përmirësime. Dashuria për ju, është një port i sigurt ku mund të ndaloni dhe pushoni, por gjatë kësaj të mërkure nuk do të jetë aspak e tillë. Ata që janë vetëm, duhet të bëjnë më shumë, për të bërë për vete një person që pëlqejnë. Në punë, nuk do të ndiheni aspak të motivuar dhe do e keni kokën mes reve. Bëni kujdes! Mos hidhni hapa që nuk janë të menduar mirë.

Binjakët
Kjo e mërkurë do të jetë mjaft bujare dhe pozitive, në shumë situata. Në dashuri nuk do të mungojnë ndjenjat dhe stimujt pozitiv. Do të jeni mjaft të favorizuar në raportin në çift, duke mbajtur parasysh nevojat e partnerit. Veç bëni kujdes me luhatjet e humorit, në mënyrë që të mos bëni një gabim me personat që nuk i njihni mirë. Për ata që janë vetëm, dita do të jetë shumë pozitive, sidomos nëse do të hidhni një hap të guximshëm. Në sektorin profesional, do të ndiheni mjaft të vlerësuar. Do të ndjeni se më në fund po shpaguheni për përkushtimin tuaj.

Gaforrja
Do të jetë një ditë relativisht e mirë, ndonëse do të jetë e përfshirë nga rutina dhe normaliteti. Në dashuri këshillohet që të shmangni keqkuptimet e mundshme. Për ata që janë vetëm, yjet parashikojnë situata jo shumë të kënaqshme, madje për disa do të ketë momente të sikletshme. Në punë do të vlerësohet krijimtaria juaj, kështu që mos u tërhiqni mbas nga ajo që keni nisur.

Luani
Kjo ditë parashikon të jetë mjaft e gëzueshme, sidomos sa i takon jetës në çift. Ata që janë vetëm, do të bëjnë njohje të reja. Për këtë arsye yjet ju këshillojnë që të mos qëndroni vetëm dhe të mos i refuzoni ftesat. Në punë, do të ndiheni të karikuar me energji dhe optimizëm, duke qenë gjatë gjithë kohës në ekuilibrin, të cilin e kishit humbur pak ditë më parë.

Virgjëresha
Parashikohet një ditë jo shumë e favorshme. Në dashuri këshillohet që të veproni në mënyrë racionale. Ajo që ndoshta ju mungon, duhet kërkuar në mënyrë të natyrshme dhe pa shuam sforcime. Ata që janë vetëm, do të duhet të kalojnë një pengesë. Në punë, yjet ju ftojnë të mos i lini pas dore disa ide me vlerë, pasi kanë të gjitha mundësitë që të realizohen gjatë kësaj dite.

Peshorja
Kjo e mërkurë për të lindurit e kësaj shenje, mund të jetë vërtetë fatlume, sidomos në fushën e ndjenjave. Në dashuri, yjet ju japin besueshmëri maksimale, duke ju ofruar mundësi shumë të mira për të shfrytëzuar, si mënyrë për të forcuar më tej lidhjen tuaj. Nëse jeni ende vetëm, intuita dhe fati do ju ndihmojnë drejt njohjeve të reja. Në punë, ka ardhur momenti që të shkëputeni dhe relaksoheni, duke u larguar për pak kohë nga situatat e rënduara dhe të pakëndshme.

Akrepi
Kjo ditë do të nisë me ritëm të reduktuar, ndërsa në mesditë do të fillojë gradualisht përmirësimi. Në dashuri, bëni mirë që të merrni një kohë vetëm për ju të dy, në mënyrë që të gjeni harmoninë e trazuar disi. Ata që janë vetëm, do të jenë në formë të shkëlqyer fizike dhje mendore. Yjet favorizojnë zemrat e vetmuara, të cilët do të jenë të përfshirë në udhëtime dhe në njohje të reja. Sa i takon punës, duhet të angazhoheni maksimalisht dhe në këtë mënyrë do të korrni suksesin e dëshiruar.

Shigjetari
Kjo e mërkurë do ju mësojë me qetësi dhe maturi shumë gjëra. Duke qenë se kjo e mërkurë nuk do të jetë shumë në favorin tuaj, mos u ekspozoni shumë ndaj rreziqeve të kota. Në dashuri, nëse raporti në çift nuk është shumë harmonik, bëni mirë që të hidhni hapin e parë për të bërë paqe. Ata që janë vetëm do të ndihen të lodhur dhe të demotivuar, për shkak të rutinës ku janë përfshirë. Në punë, për të shmangur problemet, organizojeni sa më mirë ditën. Planifikojini mirë detyrimet, në mënyrë që t’ia dilni pa më të voglin problem.

Bricjapi
Dita nuk do të jetë ajo që ju dëshironi. Por gjithsesi mos u përfshini nga nervozizmi dhe xhelozitë e pavenda. Nëse keni diçka për të cilën duhet të kërkoni ndjesë, kjo është dita e duhur. Ata që janë vetëm, duhet të shmangin keqkuptimet, sidomos në raportet e tensionuara. Në punë, një projekt do të vijë drejt zvarritjes. Bëni mirë të analizoni situatën, për të kuptuar se pse ndodh një gjë e tillë.

Ujori
Kjo do të jetë vërtetë një ditë mahnitëse, sidomos sa i takon fushës së ndjenjave. Dashuria do jetë pjesa më e favorizuar e kësaj të mërkure. Sidomos në raportin në çift, do të jeni të mbushur me energji dhe do të përjetoni momente të cilat nuk do i harroni lehtë. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë kurajo dhe të guxojnë për të bërë për vete dikë. Sa i takon punës, gjithçka do të shkojë në normalitet, ku do të merrni propozime interesante, të cilat duhet ti vlerësoni me kujdes.

Peshqit
Në këtë ditë mesjave, Hëna do të hyjnë në shenjën tuaj, ku do të keni mundësi shumë të mira në fushën e ndjenjave dhe dashuria do të jetë më e favorizuara. Për ata që janë vetëm, gjithçka ecën në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe premtohet shumë. Në punë, do të kuptoni se zgjidhja që prisnit prej kohësh është shumë afër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY