DETAJE/ Ja dy dokumentet e klasifikuara që mund të jenë grabitur në...

DETAJE/ Ja dy dokumentet e klasifikuara që mund të jenë grabitur në postën e Prokurorisë së Durrësit

179
0
Shares

Dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i kanë marrë disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen nr 11 në afërsi të postës së Durrësit. Nuk dihet ende me saktësi se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit këtë të martë, por dyshimet e para janë aty kishte materiale të klasifikuara.

Përgjithësisht në praktikën zyrtare në prokuroritë e rretheve, posta sekrete përmban dy lloj dokumentesh: transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme ose dokumente të tjera nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Se çfarë është grabitur konkretisht, s’e thotë për momentin as policia. Në reagimin e saj paraprak thuhet se “shtetasi I. K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY