SKANDAL/ Grabitet me dhunë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit

SKANDAL/ Grabitet me dhunë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit

181
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Me armë e dhunë është grabitur posta sekrete e prokurorisë Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.

Persona të armatosur dhe ende të paidentifikuar kanë grabitur postën sekrete.

Burime bëjnë të ditur se në prokurorinë e Durrësit gjenden disa prej dosjeve edhe për ish-zyrtarë të lartë të vendit.

Kjo është një postë që shoqërohet nga persona të veçantë, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e dokumenteve.

Informacion paraprak i Policisë së Durrësit

Më datë 08. 05. 2018, rreth orës 10:30 – 11:00, në lagjen Nr. 11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I. K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.

Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen  të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY