Deputetja e PD Majlinda Bregu e ka vijuar sot të sulmojë protestën në cadër të opozitës ndërkohë që e ka cilësuar gafë politike mospranimin e platformës për marrëveshje të Mc Allister. “Për mua refuzimi i marrëveshjes së McAlister ishte gafë politike nga PD”,- deklaroi Bregu pa shpjeguar më tej rolin e Ramës në mosarritjen e kësaj marrëveshjeje.
Oferta David McAllister konsistonte në shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave të kabinetit Rama të zgjedhur prej tij dhe të pranuar nga opozita. Rama e kushtëzoi diskutimin për këtë ofertë me votimin vetingut dhe më pas dialogun rreth propozimit, pra jo pranimin e propozimit.
Sipas ish-ministres së Integrimit, çadra e protestës e vendosur përballë Kryeministrisë nuk e zëvendëson parlamentin dhe nuk po prodhon ndryshim.
E pyetur në forumin e Universitetit Europian të Tiranës për zgjedhjet brenda partisë, dhe një kandidim të mundshëm të saj, Majlinda Bregu zgjodhi të përgjigjet me heshtje.
Bregu ishte e ftuar sot në një takim me studentë të UET.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/