DETAJE/ Kokaina rekord prej 613 kg nga Kolumbia, 20 persona po hetohen...

DETAJE/ Kokaina rekord prej 613 kg nga Kolumbia, 20 persona po hetohen me metoda speciale

136
0
Shares
Arber Cekaj

Pronari i “Arbëri Garden”, firmës që kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia, ku edhe u gjet droga, u arrestua dy ditë më parë në Gjermani dhe tashmë pritet të ekstradohet. Por Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon fort se ai nuk është i vetëm në këtë trafik.

Persona të tjerë, që jetojnë jashtë Shqipërisë dyshohet se kanë dorë në trafikimin e 613 kg kokainë me kontenierin e bananeve.

Porositësi i kontenierit, Arbër Çekaj, pritet që të ekstradohet brenda muajit në Shqipëri dhe të merret në pyetje për drogën.

Çekaj është i dyshuari kryesor për 613 kg kokainë të gjetur në kontenierin e ardhur në fund të shkurtit në Portin e Durrësit. Por, pas tij dyshohet se fshihen edhe persona të tjerë. Deri më tani, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj kanë mohuar të kenë pasur dijeni për drogën. Në bazë të provave të grumbulluara, mbi pakot e kokainës janë gjetur mbishkrime të ndryshme në formë kodesh. “777”, “KE”, “020”, “CA 17”, janë disa nga kodet e shënjuara sipër mbështjellëses së pakove me lëndë narkotike.

Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor ka dyshime se droga që mbërriti më 19 shkurt në Portin e Durrësit, ishte porositur nga të paktën 20 persona, që momentalisht po hetohen me metodat speciale nga ana e Antidrogës.

Përpara se të vinte në Shqipëri, kontenieri me drogë ka ndaluar në Portin e Livornos dhe më pas në Maltë. Kur ka mbërritur në Portin e Durrësit, ka pasur dyshime për të nisur nga skaneri, që tregonte ndërhyrje në pjesën fundore të tij.

Agjentët doganorë, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda e kanë hapur kontenierin dhe kanë zbuluar drogën. Më pas, ata kanë vendosur dorëzimin e komanduar të tij, për të mësuar mbi personat që do ta tërhiqnin.

Kështu, është njoftuar Donaldo Lushaj, në cilësinë e menaxherit të firmës, që të paraqitej në port, pasi kontenieri kishte probleme. Pasi Lushaj ka shkuar në port, ka kryer veprimet dhe ka tërhequr kontenierin një ditë më pas ku edhe është ndërhyrë nga ana e Policisë në Maminas.

Donald Lushaj dhe Armando Pezaku ne gjykate

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY