EMRI & FOTO/ Itali, kërkohet dënimi i mafiozit shqiptar që zbuloi Habilajt

EMRI & FOTO/ Itali, kërkohet dënimi i mafiozit shqiptar që zbuloi Habilajt

190
0
Shares
Erson Zhuka

Janë dënime të rënda ata që janë kërkuar lidhur me disa persona të pandehur pjesë e një megaprocesi kundër klaneve mafioze siçiliane Cosa Nostra e luftës së tyre për pushtet.

Mes tyre janë dhe dy shqiptarët Erson Zhuka e Ermir Baja.

Në Gjykatën e Katanias, prokuroria ka kërkuar dënimin me 18 vite burg për Erson Zhukën e 12 vite burg për Ermir Baja me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë e provincave italiane të Katanais, Raguzës e Sirakuzës.

Por emri i Erson Zhukës lidhet me një tjetër proces të rëndësishëm, me atë ndaj grupit të Habilajve që pritet të nis më 31 maj në Katania.

Në dosjen hetimore të grupit të Habilajve nën zërin e “origjinës së nisjes së hetimeve” antimafia italiane shkruan se hetimet e nisura që më vitin 2012 ndaj Erson Zhukës i konsideruar si një element kriminal i rrezikshëm që vepronte në territorin e provincës së Raguzës, kishin zbuluar kontaktet e tij me Moisi Habilaj.

Investigimet e mëtejshme të Antimafias Italiane zbuluan se Moisi Habilaj ishte një trafikant i madh droge mes Shqipërisë dhe Italisë duke i dhënë kështu udhë nisjes së hetimeve të operacionit Rosa Dei Venti.

Emri i Erson Zhukës përmendet disa herë dhe në përgjimet e bisedave telefonike dhe ambientale të Habilajve.

Erson Zhuka e Ermir Baja konsiderohen si anëtarë të mafias Cosa Nostra e të përshfirë në luftën mes klaneve familjeve mafioze siciliane Vizzini, Francofonte e Grammichele.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY