EMRI/ “Policja e Interpolit” mashtron dhe “peshkon” dy qytetarë, ju merr 11...

EMRI/ “Policja e Interpolit” mashtron dhe “peshkon” dy qytetarë, ju merr 11 mijë euro për viza amerikane

196
0
Shares

Një 48-vjeçare është arrestuar nga Policia e qytet të Lezhës, pasi akuzohet për mashtrim. Pranvera Stojani, banuese në Lezhë prezantohej si police e Interpolit dhe premtonte viza amerikane kundrejt vlerave monetare 3 000 dhe 8 000 euro.

Ndalimi i saj u bë, pasi nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se Stojani nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 personave të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj, 3000 dhe 8000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga Stojani, tha policia.

Njoftimi i Policisë

U prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premton vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro, ndalohet një shtetase nga Policia për “Mashtrim”

Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me inisiativë shtetasia :

– Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.

Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY