Koço Kokëdhima ka disa dyshime ndaj rolit të ambasadorit Donal Lu

Koço Kokëdhima ka disa dyshime ndaj rolit të ambasadorit Donal Lu

139
0
Shares

Kryetari i “Zgjidhjes”, Koço Kokëdhima bën të ditur se i ka dërguar një letër ambasdorit amerikan në Tiranë, Donald Lu vetëm pak ditë pasi ky i fundit i përmendi emrin në një ligjeratë publike. Lu e rreshtoi Kokëdhimën me Mark Frrokun e Arben Ndokën.

Duke folur për ligjin e Dekriminalizimin, Lu tha: “Disa gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Mark Frokun, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashkitë”.

Duket se ky lloj etiketimi që i bëri ambasadori, nuk i ka pëlqyer Koço Kokëdhimës, ish-deputet i PS që sot ka themeluar partinë e tij.

Në një reagim në facebook ai shkruan: “Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, z.Koço Kokëdhima, i ka dërguar sot një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, z.Donald Lu. Në këtë letër z. Kokëdhima e informon z.Lu për zhvillimet dhe aktivitetin politik të partisë ‘Zgjidhja’ dhe i parashtron shkëlqesisë së tij disa kundërshtime dhe kërkesa rreth rolit të tij si kryediplomat i SHBA-ve në Tiranë”.

Deklaratë ShtypiZyra e shtypit e Partisë ZgjidhjaKryetari i partisë “Zgjidhja”, z.Koço Kokëdhima, i ka dërguar sot…

Publiée par Koço Kokëdhima sur lundi 7 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY