EMRI & DETAJE/ Kurbin, prangoset hajduti dhe dy bashkëpunëtorët e tij 16-vjeçarë

EMRI & DETAJE/ Kurbin, prangoset hajduti dhe dy bashkëpunëtorët e tij 16-vjeçarë

110
0
Shares

Nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u arrestua dje ë flagrancë Aurel Marku, 29 vjeç, banues në Kurbin. Po ashtu u referuan materialet për fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Ll. 16 vjeç dhe R .P. 16 vjeç, banues në Laç.

Procedimi penal ndaj tyre është referuar pasi, këta persona, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të vjedhin ofiçinën e L. K. në Laç, ku janë kapur në flagrancë nga forcat policore në momentin që po transportonin materialet për në automjetin e tyre.

Aurel Marku dhe R. P. , janë kapur në flagrancë, kurse A. Ll. ka arritur të largohet por falë një pune të mirë-organizuar nga forcat policore, u kap më pas.

Në cilësinë e provës materiale, u janë sekuestruar materiale si elektromotorra, dinamo etj që po tentonin ti vidhnin tek ofiçina si dhe mjeti tip Benz me targë AA 048 KA që e përdornin autorët.

Gjithashtu, po gjatë natës,  këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin lokalin e M. D. në Laç ku kanë thyer vetëm një xham.

Nga veprimet hetimore të kryera, është vërtetuar edhe autorësia  e një vjedhje tjetër të ndodhur me datë 20. 03. 2018, të shtëpisë së L. D. banues në Laç, ku janë marrë një televizor Plazma si dhe disa vegla pune. Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi A. Ll., 16 vjeç.

Veprat penale në ngarkim të tyre “Vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 134 -25-22 të Kodit Penal.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Foto Ilustruese

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY