Dema, ky është muaji juaj: Mos bini pre te thashethemeve ne dashuri...

Dema, ky është muaji juaj: Mos bini pre te thashethemeve ne dashuri !

492
0
Shares

Maji eshte muaji i Demit. Yjet i këshillojne atij të bëhet më kërkues nderkohe që do të zotërrojnë shendet relativisht të mirë. Ndërsa në ata lajmerohen se duhet të mos bien pre e thashethemeve ne dashuri.

Si do të shkoje puna? Marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe të partneritetit do të shkojnë në një drejtim të ri, më të suksesshëm – ndryshime të cilat i sillni shpejt do të ngjallen dhe mund të llogarisni edhe në suksese më të mira financiare. Fundi i muajit mund të sjellë ndonjë moment tendosjeje në bashkëpunimet e gjata apo eventualisht me autoritetet.

Po shëndeti ?Aq sa keni investuar në shëndetin tuaj, aq edhe mund të prisni. Jeni duke pirë dhe duke ngrënë shumë, ndërkaq nuk po merreni me aktivitete fizike.

Po Dashuria? Ndjenjën e shqetësimit dhe të pakënaqësisë e keni lënë pas vete, më shumë i jeni përkushtuar personit të dashur dhe shfaqjes së momenteve të përbashkëta të cilat janë plotësuar me kënaqësi dhe afsh. Pjesa e dytë e muajit është posaçërisht e pakëndshme sa u përket çështjeve të interesimit për dikë tjetër, madje për personin të cilin e njihni nëpërmjet bashkëpunimit afarist apo takoheni shpesh. Demat beqarë nuk do të duhej të ngatërroheshin në kurrfarë “kombinimesh” me personat të cilët janë në lidhje, edhe pse është më se e sigurt që një person i tillë do të jetë për ju një sfidë e madhe. Nëse mundeni, diçka të këtillë “kalojeni” – gjithsesi do të keni më shumë gjasa të mjaftueshme për njohje të reja.

Si do te jeni pjesen e mbetur te vitit.

Puna-Në fillim të vitit 2018 jeni ballafaquar me vështirësi kalimtare në marrëdhëniet me partnerët afaristë lidhur me projektet e mëdha dhe afatgjata të përbashkëta.  Keni arritur të përmirësoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët në tremujorin e parë të vitit, kështu që në fillim të pranverës do të keni sukses dhe përparim. Shmangni punët e dyshimta dhe shfrytëzoni mundësinë e cila do t’ju ofrojë që t’i nxirrni në pah cilësitë punuese. Në tremujorin e dytë të vitit do të duhej të përshtateshit me rrethanat të cilat do të jenë të rënduara edhe për punën tuaj në tërësi, si edhe për realizimin e fitimit të pritur. Më 15 maj Urani hyn në shenjën tuaj dhe ju sjell mundësi ndryshimi të punëve ose fillimin e biznesit vetjak. Njëkohësisht do të ballafaqoheni edhe me situatën jostabile në sferën e përgjithshme ekonomike, e cila nga ju do të kërkojë mjaft improvizime dhe përshtatje që të mos ju ndodhin humbje. Marsi do të jetë retrograd në sferën tuaj të punës në korrik, gjë që do të vështirësojë edhe më shumë zhvillimin e projekteve të planifikuara. Në tremujorin e tretë do t’i përmirësoni marrëdhëniet afariste. Nga nëntori punët tuaja do të kenë rrjedhë më të mirë. Do të filloni t’i kompensoni ngecjet dhe do të realizoni suksese dhe fitime. Në sferën financiare do të duhej që çdo gjë me kujdes të planifikoni. Mbështetuni në fitimin nga projektet e mëdha. Në pjesën e dytë të marsit do t’ju ofrohen mundësi të papritura për një fitim të madh. Në prill Merkuri, i cili sundon sferën tuaj të parave, do të jetë retrograd, gjë që do t’ju orientojë drejt zgjidhjes së transaksioneve të mbetura, borxheve dhe kërkesave. Situatë e ngjashme ju pret edhe gjatë gushtit dhe nëntorit kur Merkuri këtë vit do të jetë në ecje retrograde. Shtatori do të jetë muaj i përshtatshëm për investime dhe fitime në rrethana fatlume. Një rrezikim i vogël do t’ju shpaguhet. Demat e papunësuar do të kenë mundësi të volitshme për të filluar punë të re në mars, maj, shtator dhe dhjetor. Shkurti dhe gushti nuk janë në favorin e tyre, kur është fjala për punë të re.

Shendeti : Për Demin rrallë që ekzistojnë sfidat me të cilat nuk mund të përballet. Demat janë të njohur për atë që janë kokëfortë, ata kurrë nuk heqin dorë. Prandaj, shfrytëzoni atë karakteristikë tuajën sivjet, nëse do të detyroheni të luftoni për shëndetin tuaj. Qasuni detyrës logjikisht. Çka është ajo që nuk arrihet? Çka jo? Bëni më shumë nga ajo që jep rezultate pozitive dhe eliminoni gjithë atë që nuk jep. Horoskopi vjetor për Demin 2018 tregon që ka mundësi që të hiqni dorë nga disa kënaqësi, për të cilat nuk jeni plotësisht të gatshëm, mirëpo kur është fjala për shëndetin, është koha e fundit që të hiqni dorë nga shprehitë e pashëndetshme. Mos lejoni që qëndrimi kokëfortë të punojë kundër jush.

Dashuria : Nëse jeni në lidhje ju do keni  harmoni në sferën emocionale, sepse Venera, sunduesi juaj, do të jetë në harmoni me Marsin, pushtues i sferës suaj të dashurisë dhe martesës. Fillimin e pranverës mund ta shfrytëzoni për udhëtime të përbashkëta dhe realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Deri në mesin e majit partnerit tuaj do t’i ofroni mbështetje në çdo gjë, do të jeni të zjarrtë por edhe të butë. Partneri juaj do të kënaqet në praninë tuaj. Nga fundi qershorit deri në fund të gushtit do të keni nevojë që t’i përkushtoheni zgjidhjes së një gjëje që një kohë të gjatë po ju shkakton trazira në lidhjen tuaj. Është e nevojshme që të bëni diçka të re që marrëdhënien tuaj me partnerin ta freskoni apo është e domosdoshme që të liroheni nga ajo që ju krijon pengesa. Këtë do ta arrini deri në mesin e nëntorit dhe që të dy do të jeni të kënaqur.   Nëse jeni të lirë: Do t’ju joshë personi i cili do të ndikojë shumë në mënyrë joshëse, karizmatike dhe do të pushtojë zemrën tuaj. Do të keni aventurë të bujshme, mirëpo nuk do të zgjasë shumë, gjithsej dy deri në tre muaj. Në pjesën e dytë të vitit një miqësi mund të shkojë një hap tutje dhe të shndërrohet në lidhje emocionale. Njëkohësisht do të shfaqet edhe dashuria e vjetër dhe do ta keni të vështirë të vendosni nëse ta ripërtërini lidhjen e vjetër apo nga miqësia të filloni marrëdhënien e re emocionale. Në nëntor një person tjetër do t’ju pëlqejë dhe do të filloni lidhjen. Demat e vjetër do të kërkojnë personin e veçantë, i cili, sipas disa karaktereve, dukshëm do të dallojë dhe do të ndikojë në marrëdhënien ndaj ish-dashurive të tyre. Do të keni nevojë për mjaft angazhime dhe ide në mënyrë që atë person të arrini ta bëni për vete kur ta njihni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY