Aksidenti në Tiranë, makina e zvarrit gruan për 100 metra

Aksidenti në Tiranë, makina e zvarrit gruan për 100 metra

167
0
Shares

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë Një mjet tip ‘Benz’ me targa AA222FY ka përplasur një kalimtare në Larushk.

E plagosura është Burbuqe Dervishi 40 vjec, e cila pas përplasjes është tërhequr zvarrë rreth 100 metra. Ajo është dërguar në spital, ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policise:
Më datë 04.05.2018, rreth orës 21:30 në aksin rrugor Fushë Krujë–Tirane, në fshatin Larushk, mjeti me targa AA 222 TY, me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar shtetasen këmbësore B. D. 40 vjece, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, i cili do pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY