Shkodër, prezantohet “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” i Kolec Topalli

Shkodër, prezantohet “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” i Kolec Topalli

428
0
Shares

Gjendja jo e mirë shëndetësore nuk e lejoi të ishte i pranishëm fizikisht, por përpara pedagogëve, studiuesve, historianeve dhe studenteve të Shkodrës u prezantua vepra më e re studimore e akademikut Kolec Topalli.

“Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, kurorëzon punën 45-vjeçare që ai ka bërë në fushën e albanologjisë.

Botimi vjen natyrshëm pas 14 monografive për historinë e gjuhës shqipe, për fonetikën dhe gramatikën historike, në të cilat Topalli ka trajtuar edhe etimologjinë e shumë fjalëve, duke dhënë mendime të reja për shumë prej tyre.

“Ia ka arritur të vërtetojë edhe njëherë më së miri se gjuha shqipe është një gjuhë indoevropiane pa lidhje birësie me asnjërën prej gjuhëve të kësaj familje”, u shpreh Artan Haxhi.

“Profesor Koleci është studiuesi që i referohet vazhdimisht autorëve të vjetër edhe me ndihmën e teknologjive të reja informatike duke gjetur aty materiale të çmuara që shërben qoftë si shtysë për një interpretim të ri etimologjik apo si konfirmim i ideve të kirstalizuara në kohë”, u shpreh Anila Omari.

Vetë profesor Topalli, përmes të bijës Joana Topalli ju përcolli këtë mesazh të shkurtër të pranishmëve.

“Uroj që ky fjalor të zërë vendin e duhur në studimet etimologjike duke i hapur rrugën hulumtimeve të mëtejshme në  këtë fushë”, u shpreh Joana Topalli.

Për hapësirën studimore gjuhësore shqiptare botimi i këtij fjalori ka një kuptim të veçantë, sepse gjuhës shqipe i ka munguar një fjalor i tillë, ashtu siç e kanë të gjitha gjuhët indoeuropiane, të reja e të vjetra.

Profesor, Doktor – Kolec Topalli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY