Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me dorëzimin e mandatit nga ana e Saimir Tahirit. Sipas tij, Tahiri vazhdon të mbrohet nga ana e Edi Ramës.
“Dorëzimi i mandatit është konfirmimi se Edi Rama është ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë, ndërsa kjo është loja që vazhdon.
Saimir Tahiri rezistoi; Rama i ktheu deputetët në gjyqtarë.
Do të ishte një lajm i mirë 6 muaj më parë, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda e bëri kërkesën për arrestimin e tij.
Por Edi Rama e mbrojti me qëllim që të fshijë të gjitha provat. E vetmja provë deri tani janë 830 mijë eurot e kapura në makinën e Orest Sotës dhe patentat e Saimir Tahirit”, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, “sot të gjithë e kanë të qartë pse Edi Rama nxitoi të kapte Prokurorin e Përgjithshëm. U eliminua dëshmitari kyç i bandës së Habilajve, ai që bënte pagesat, Nazer Seiti.
Askush nuk është vënë para drejtësisë.
Pas presionit të drejtpërdrejtë nga Gjermania u dorëzua mandati, por Tahiri mbetet në dorë të Edi Ramës dhe Rama në dorë të Tahirit. A ka njeri ta besojë se Tahiri do të kanalizonte vendin pa bekimin e Ramës?
Sepse Ramë si duheshin milionat për të blerë zgjedhjet dhe ndaj pengon me çdo kush zbardhjen e së vërtetës në komisionit ‘hetimor Tahiri’.
Tahiri është një levë një mashë që Rama e përdori të kanabizojë Shqipërinë. Skema vazhdon me tonelatat e skefeve të kanabisit mëngjes për mëngjes e darkë për darkë.
Xibraka dhe Maminasi janë provat e fortë”.
Komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.
Publiée par Lulzim Basha sur vendredi 4 mai 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/