613 kg kokainë, shoferi dhe magazinieri të vetmit “fajtorë”, kërkojnë lirinë në...

613 kg kokainë, shoferi dhe magazinieri të vetmit “fajtorë”, kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë

133
0
Shares
Donald Lushaj dhe Armando Pezaku ne gjykate

Dy personat e vetëm të arrestuar për trafikun e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri kërkojnë lirimin nga burgu. Avokatët kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për shoferin Armando Pezakun dhe administratorin e kompanisë ‘Arbi Garden’ Donald Lushaj.

Avokatët kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, pra lirimin nga burgu të dy të arrestuarve. Avokatët në rekursin e dorëzuar argumentojnë se nuk ka asnjë provë që dy të arrestuarit janë përfshirë në trafik droge.

Pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’ Arbër Çekaj është shpallur në kërkim, ndërsa ndodhet në Gjermani. Sasia rekord 613 kg kokainë u sekuestrua në Maminas në datë 28 shkurt në një kontenier me banane të ardhur nga Kolumbia.

Policia shqiptare ka nisur hetimet, por prej dy muajsh nuk ka asnjë arrestim tjetër përveç shoferit dhe administratorit. Sot ambasadori i SHBA, kërkoi arrestimin e Çekajt dhe vendosjen para drejtësisë, teksa më parë e ka cilësuar si ‘peshk’ të madh të krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY