Berisha: Tahiri e kercenon me ‘plumb ne zarf’ Ramen

Berisha: Tahiri e kercenon me ‘plumb ne zarf’ Ramen

141
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, të enjten, e cilësoi lënien e mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si një marrëveshje mes të dyve, e ngjashme me atë, të një marrëveshje të kokave mafioze.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se fjala e Tahirit ishte plumbi me zarf për Edi Ramën.

Gezatarja: Zoti Berisha, pse Saimir Tahiri e dorëzoi sot mandatin?

Berisha: Dorëzimi sot i mandatit nga Saimir Tahirit ishte dëshmia më flagrante, para shqiptarëve, Bashkimit Europian, dhe partnerëve tanë kudo në dot, se Edvin Kristaq Rama është kryekumbara i mafies shqiptare, i mafies ballkanike dhe më gjerë. Akti i sotëm i Saimir Tahirit për çdo njeri që ka ndjekur politikën shqiptarë është thjesht një akt për të hedhur hi syve, partnerëve tanë të cilët i treguan Edi Ramës kartonin e kuq. Nuk është absolutisht e vërtetë se ata kërkuan kokën e Saimir Tahirit, sepse ata nuk janë naiv. Ata e dinë se kreykumbari kryesor në Shqipëri është njeriu i cili refuzoi për herë të parë heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ministrit të brendshëm për akuza shumë të rënda nga antimafja italiane dhe Prokuroria shqiptare. Ata e dinë mirë që është njeriu, i cili i ktheu pasaportën Saimir Tahirit,i cili liroi Soton e kapur me miliona euro dhe burimet thonë, së në makinë me Soton, ka qenë dhe Saimir Tahiri, i cili transportonte paratë e Habilajve dhe pasi i ekstradoi në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, dëshmitarin i cili po fillonte të fliste Nazeraj, pasi i bëri të gjitha këto shërbime në një takim që u njoftua nga mediat, gjerësisht në një spital në Tiranë, ku Rama shkoi se gjoja  i dhimbte kërbishtja, ra dakord që Saimir Tahiri për të shpëtuar kokën e Ramës të dorëzohej.opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY