Presidenti Ilir Meta ka komentuar me rezerva dorëheqjen e ish ministrit Saimir Tahiri nga deputet.
Në një intervistë për Faxneës, Presidenti tha se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush.
Pjesë nga intervista:
Zoti President, më lejoni që ta filloj këtë intervistë me Ju me aktualitetin e ditës. Sot, ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij, duke akuzuar kundërshtarët dhe aleatët. A i theksoi edhe njëherë akuzat në fakt ndaj jush, se keni qenë i pari që keni kërkuar largimin e tij. Largimi përfundimtar, në njëfarë mënyre, të zotit Tahiri nga politika. A e konsideroni një fitore personale?
Presidenti Meta: Kam “zero” koment për këtë pyetje dhe më vjen keq meqenëse ishte pyetja juaj e parë.
Gazetari: Gjithsesi më lejoni që të insistoj në mungesën e komentit tuaj. Ju si aleati kryesor dhe bashkëkryetari i koalicionit i keni kërkuar Kryeministrit në 2015-tën largimin e zotit Tahiri për shkak të informacionit që keni patur për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Përse nuk e largoi Kryeministrit atëherë zotin Tahiri?
Presidenti Meta: Nuk dua të përsëri edhe njëherë përgjigjen e mëparshme. ‘Zero’ koment për këtë çështje.
Gazetari: E kuptoj. A besoni se e ka tashmë drejtësia rrugën e hapur për gjykimin e plotë dhe të paanshëm të zotit Tahri?
Presidenti Meta: Mendoj se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush në rrugën e saj për të ndjekur dhe zbardhur çdo çështje dhe çdo individ, kushdo qoftë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/