VETTING-u/ KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj

VETTING-u/ KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj

181
0
Shares

Fatjona Memçaj është prokurorja e parë që kalon vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi sot se prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj kaloi procesin e vettingut duke e konfirmuar atë në detyrë. Hetimi ndaj prokurores ishte në tre shtylla kryesore si pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale duke i kaluar me sukses.

Prokurorja deklaroi një apartament 96 m2 më vlerë 27 mijë dollarë, automjet dhe motor Vespa dhe llogaritë bankare. Sipas drejtorisë së informacionit të klasifikuar, prokurorja nuk ka asnjë problem.

Deri tani Komisioni ka përjashtuar gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo, gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva dhe prokuroren e Apelit Shkodër Besa Nikëhasani, ndërsa ende nuk është dhënë vendimi për Altina Xhoxhaj. E vetmja që ka kaluar Vettingun deri tani është gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tushaj, ndërsa nga prokurorët Fatjona Memçaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY