Ish-ministri i Ramës: Aromë zgjedhjesh …

Ish-ministri i Ramës: Aromë zgjedhjesh …

156
0
Shares
Nga Ylli Manjani

Edi Rama po përpiqet të shmangë vëmendjen nga dështimet dhe skandalet e përditshme.

Pasi përdori Ornela Vorpsin dhe luftoi si luan Kirchbaum-in, tani del që po “punon për zgjedhjet”.

Pra po fton opozitën të mos merret me drogën, krimin apo skandalet , por me zgjedhjet.

Nuk besoj se Rama do shkojë realisht në zgjedhje, por për çdo eventualitet kësaj taktike i duhet dhënë përgjigje pozitive!

Ftesa është shumë joshëse! Asnjë opozitë nuk mund ti thotë Jo zgjedhjeve. Çfarëdo qofshin ato, të parakohshme, të kohshme, lokale apo politike.

Opozita duhet ti përgjigjet pozitivisht kësaj ftese!

Nëse qeveria do zgjedhje, pa asnjë dyshim që i duhet plotësuar “dëshira”. Si ti dojë e kur ti dojë! Pa asnjë kusht!

Në zgjedhje që ç’ke me të! Edhe në kushte të pabarabarta, zgjedhjet janë të pa refuzueshme, aq më tepër kur i do qeveria!

Qeveria ka shumë para, por ka edhe shumë skandale në kurriz!

Ka para, por ka shumë drogë nëpër këmbë!

Ka rekomandim pozitiv nga Europa, por ka edhe monopolin e trafikantëve të drogës.

Ka para, por nuk ka rezultate për popullin e vet!

Ka para, por ka edhe arrogancë!

Ka pushtet, por nuk ka ekuilibër politik!

I ka marrë votën, por i ka marrë dhe shpirtin popullit të vet!

Ky është bilanci.

Prandaj zgjedhjet janë zgjidhje!

Asnjë “ankesë” nuk ka vend përpara nevojës për zgjedhje!

Opozita ka vetëm një detyrë: bashkimin e saj! Të tjerat t’ia lërë votuesve. Kurdo që ata të thirren për votim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY