EMRA & FOTO/ Vrasja e italianit, babai tenton të godasë shqiptarin në...

EMRA & FOTO/ Vrasja e italianit, babai tenton të godasë shqiptarin në gjyq

301
0
Shares
Fitim Koldashi

Një shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e 22-vjeçarit italian me origjinë rome, Manuel Spinelli, si dhe për armëmbajtje pa leje ka përfituar gjykim të shkurtuar.

Fitim Kaldoshi, 27-vjeç, kërkoi me anë të avokates gjatë seancës së zhvilluar të mërkurën që të gjykohej me proces alternativ. Kjo kërkesë u pranua nga trupa gjykuese dhe seanca e radhës për Koldashin do të mbahet me 18 Korrik.

Por sipas mediave italiane, ka pasur disa momente tensioni gjatë seancës. Familjarët e Spinelli-t, mamaja, babai dhe e fejuara e tij kanë hedhur fjalë të rënda në drejtim të shqiptarit. Në një çast, babai i viktimës ka tentuar që të godasë me shkelm 27-vjeçarin Kaldoshi. Ka qenë trupa gjykuese, që vendosi largimin e tyre nga salla.

Por si ndodhi vrasja e Mannuel Spinell-it?
Mannuel Spinelli

Spinelli sapo kishte dalë me disa miq nga një darkë në Teramo, ku ishte ndeshur papritur me Fitim Koldashin. Ky i fundit ishte duke kaluar me makinë me të dashurën e tij, ish-e fejuara e Spinelli-t. Sipas asaj që u zbulua nga hetimet, 27-vjeçari Koldashi ka kaluar afër grupit të Spinelli-t dhe aty, palët shkëmbyen fjalë ofenduese me njëri-tjetrin.

Në një moment, Koldashi del nga makina dhe nis një konfrontim fizik më Spinelli-n, duke e goditur dy herë me thikë, në fytyrë dhe në zemër. Ngjarja ndodhi qershorin e vitit të shkuar, ndërsa Koldashi e pranoi që kishte përdorur thikë, të cilën e mbante me vete gjithmone, por në atë rast për t’u vetëmbrojtur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY