EMRI/ Morinë, prangoset trafikanti shqiptar i drogës, i kërkuar nga Gjermania

EMRI/ Morinë, prangoset trafikanti shqiptar i drogës, i kërkuar nga Gjermania

163
0
Shares

Një person i cili ka tentuar të kalojë në doganën e Morinës, është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për probleme me dritësinë në Gjermnai si i akuzuar për trafikim të drogave.

Mësohet se shtetasi nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane është arrestuar nga policia e Kukësit në Morinë. Arrestimi provizor i Kastriot Rashani, 28 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman.

Në njoftimin e policisë për rastin thuhet se, “Ky shtetas u kap në hyrje të P. K. K. Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018,  ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar,  për veprën penale ‘Shkelje e ligjit të drogave’,  parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY