Rama qytetarët i do për vota, shërbimin për oligarkët!

Rama qytetarët i do për vota, shërbimin për oligarkët!

103
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho tha sot se llogaridhënia e Ramës është një farsë e vërtetë, duke komentuar takimet që ka nisë kryeministri me qytetarë në lidhje me cilësitë e qeverisjes së tij.

“Rama filloi sot turin e “llogaridhënies publike”. Nje farse e vertete!!! Mjaft ti referohesh gjuhes me te cilen foli sot dhe kupton qe e sheh vehten si ne vitin 2013 dhe jo qe qeveris prej pese vitesh. Rama qytetaret i perdor per shoë, llogarite e verteta i jep te krimi. Qytetaret i do per vota, sherbimin e ka per oligarket. Qytetaret i do te paguajn taksa per tja dhene me pas miqve dhe financuesve te tij. Droge, krim, korrupsion dhe 0 premtime te mbajtura eshte bilanci 5 vjecar i Edi Rames.

Vetingu?! Aq shum e do Rama sa prokuroren e pergjithshme e zgjodhi pa veting. Drejtesia e Edi Rames eshte mbrojtje per Tahirin, Beqajn, Gjiknurin , Ahmetajn, Dakon, Sejdinin dhe veten e tij dhe ndeshkim politik per kukesianet qe nuk paguajne dot taksen korruptive te rruges se Kombit.

Sa do te perpiqesh Edi Rama nuk i hedh dot me hi syve qytetareve. Protesta ne Kukes, ato te biznesit te vogel, protesta e artisteve, protestat kunder inseneratoreve, ato te naftetareve tregojne qe durimi i qytetareve ka sosur dhe fundi yt po vjen me shpejtesi”, deklaroi Spaho.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY