Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim për shpërndarje kokaine. Në pranga u vu H. E., në aeroportin e Xhenovas.
Sipas raportimeve të mediave italiane, 30-vjeçari kërkohej nga policia e Savonas për shpërndarje kokaine.
Dyshimet janë se H. E., ishte edhe furnitor i dy shqiptarëve të tjerë, një 28-vjeçari me inicialet E. D., dhe një 25-vjeçari.
Raportohet se me paratë që fitonte nga kokaina, 30-vjeçari H. E., kishte ngritur biznes në Shqipëri.
Ai blinte makina në Itali dhe i sillte në Shqipëri, ku i shiste.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/