Kryeministria dhe vartësit e Ranës refuzojnë të dorëzojë dokumentet sekrete për Komisionin...

Kryeministria dhe vartësit e Ranës refuzojnë të dorëzojë dokumentet sekrete për Komisionin hetimor “Tahiri”

119
0
Shares

Kryeministria refuzon të dorëzojë dokumentat sekrete për komisionin hetimor “Tahiri”

Kryeministria, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk kanë dërguar dokumentat sekrete që kërkoi Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen Tahiri.

Deputetët e opozitës thanë se refuzimi është i qëllimshëm, pasi një pjesë e deputetëve si nga PD, ashtu edhe nga PS janë të pajisur me çertifikatat e sigurisë.

“Duke filluar nga Kryeministria, Ministria e Drejtësisë, pergjigjet në forma të ndryshme dhe absurde. Gjysma apo më shumë se anëtarë të Komisionit janë të pajisur me certifikata sigurie, por mesa duket Edi Rama paska pritur që të pajisesha edhe unë që të dërgonte dokumentat.

Xhafaj na pyet nese e kemi miratuar ligjin, ai kërkonte shtyrje afati, të planifikoj plani i hetimit.

Ministria e Mbrojtjes kërkon shtyrje afati pasi dokumentat kërkojnë një afat më të gjatë pasi duhet punë e gjatë dhe voluminoze. Asnjë institucion që është nën pushtetin Edi Ramës nuk ka sjellë asnjë informacion edhe pse afati i shumë prej tyre ka kaluar”, u shpreh Edi Paloka në mbledhjen e komisionit.

Shërbimi Informativ Shtetëror, ndryshe nga qeveria, ka pranuar të sjellë dokumentat që kërkon komisioni, tha gjatë mbledhjes Enkelejd Alibeaj, që propozoi kallëzim penal për drejtuesit e këtyre institucioneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY