Komisioni hetimor, Drejtoria e Policisë: Nuk çojmë dot dokumente për Saimir Tahirin,...

Komisioni hetimor, Drejtoria e Policisë: Nuk çojmë dot dokumente për Saimir Tahirin, jemi të zënë me Vetting-un

136
0
Shares

Komisioni hetimor “Për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën prokuroria po heton z. Saimir Tahiri, ish-Ministër i Brendshëm”, nisi sot punimet.

Pas 30 minutash debati shterpë, kryetari i Komisionit Hetimor, Edi Paloka tha se janë dërguar disa shkresa, dhe pas kaq javësh që kërkohet përgjigje për Tahirin, shumica e institucioneve kane kthyer përgjigje negative.

“…Xhafaj na ka çuar leksion për mënyrën se si duhet të funksionojë një komision hetimor… Ministria e Drejtësisë nxjerr arsye nga më absurdet me mënyrën e si do të garantohet informacioni i klasifikuar…

Ky nuk është komision i parë hetimor që merret me çështje të klasifikuara sepse ka edhe një komision tjetër që merret me materiale të tilla, pra përgjigjet nuk janë asgjë tjetër përveçse një përpjekje për penguar komisionin… Drejtoria e Policisë na jepnin afat deri me 30 prill, jemi në 2 maj…as edhe një material të vetëm nuk kanë sjellë. Të njëjtën gjë edhe Doganat. Nuk kanë sjellë asnjë informacion. Policia kërkon kohë se është e zënë me Vetitng-un…”, tha Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY