FOTO & EMRI/ Shkencëtari 104-vjeçar kërkon ti japë fund jetës…, por nuk...

FOTO & EMRI/ Shkencëtari 104-vjeçar kërkon ti japë fund jetës…, por nuk e lejojnë

203
0
Shares

Vendimi i shkencëtarit David Godall për ti dhënë fund jetës në Zvicër në mënyrë të vullnetshme ka krijuar shumë debate.

Shkencëtari më i vjetër i Australisë do të fluturojë drejt Zvicrës në fillim të majit për ti dhënë fund jetës së tij.

104-vjeçari nuk ka asnjë sëmundje të pashërueshme por cilësia e jetës së tij është përkeqësuar ndaj ka siguruar një takim me një agjenci vdekjesh në Zvicër.

“Më vjen keq që kam arritur këtë moshë. Nuk jam i lumtur, dua të vdes. Nuk është e trishtueshme. Ajo çafrë është e trishtueshme është kur dikush pengohet për ti dhënë fund jetës,”-tha ai. “Një person i moshuar si unë duhet të ketë të drejta të plota të qytetarisë, përfshirë edhe të drejtës e vetëvrasjes së asistuar.”

Vetëvrasja e asistuar është e paligjshme në shumicën e vendeve të botës dhe u ndalua në Australi derisa shteti i Victoria u bë i pari që legalizoi praktikën vitin e kaluar.

Por ky legjislacion, i cili hyn në fuqi nga qershori i vitit 2019, zbatohet vetëm për pacientët me sëmundje të pashërueshme me një mendje të shëndoshë dhe një jetëgjatësi prej më pak se gjashtë muajsh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY