Një foshnje e porsalindur është gjetur e vdekur e braktisur në pyll.
Foshnja është gjetur në Heywood, Greater Manchester dhe i mungonin dy brinjë për shkak të një defekti të lindur.
Por policia nuk është e qartë nëse kjo ka ndikuar apo jo në vdekjen e saj.
Si edhe nuk janë në dijeni në prindërit ishin në dijeni që fëmija e tyre kishte këtë defekt.
Foshnja u gjet nga një person që po shëtiste qenin pranë lumit Roch.
“Ishte rreth moshës së një fëmije të zhvilluar plotësisht në lidhje me procesin e shtatzanisë, e aftë për të lindur e gjallë. Ajo mund të ketë lindur e gjallë dhe ka jetuar për një kohë të shkurtër, minuta, orë, ditë nuk e dimë. Por mund të ketë lindur edhe e vdekur”, tha inspektori Lewis Hughes.
Policia po heton në lidhje me ngjarjen dhe ka marrë ADN e të posalindurës për të bërë analizat.
“Është një rast tragjik por ne duam të dime se çfarë ka ndodhur me nënën dhe fëmijën”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/