Tmerri ne Lac, kush jane viktimat e aksidentit tragjik

Tmerri ne Lac, kush jane viktimat e aksidentit tragjik

365
0
Shares

Juli Maxhni, Simon Kanani dhe Bert Marku janë tre viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik, ku policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Emrat u bene te njohur nga policia e cila dha edhe detaje shtese.

Njoftim i policise:

Kurbin

Informacion paraprak

Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO , i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY