Horoskopi, 20 Janar 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 20 Janar 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

58
0
Shares

Dashi
Nëse nuk doni t’ju kritikojnë sot, duhet patjetër të sqaroni një situatë të ndërlikuar që ju ka prekur ju dhe partnerin/en tuaj. Beqarëve do t’ju nisë ti rrahë zemra fort për një person që do takojnë sot dhe kjo mund të sjellë ndryshime për të ardhmen e tyre. Financat do jenë të mira, nuk parashikohen probleme.
Do t’ju jepen disa udhëzime nga një eprori juaj për të kryer më saktë punën tuaj. Në dashuri mos harroni një përvjetor të rëndësishëm.

Demi
Sot do t’ju anullohen të gjitha planet që keni bërë për ditën ju të dashuruarit. Kjo si pasojë e një çështje që do të dalë papritur dhe kërkon zgjidhje emergjente. Beqarët do kenë një ditë me fat dhe do favorizohen nga planetë të ndryshëm për të realizuar takime interesante. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.
Do të ndiheni të mërzitur me përditshmërinë tuaj dhe do të përpiqeni të dilni nga rutina e përditshme. Në punë keni një moment pozitiv.

Binjakët
Mbase keni shpresuar më tepër seç duhet në disa ngjarje që nuk kanë ndodhur akoma. Beni një bilanc të ditës tuaj dhe ndryshoni qëndrim ndaj njeriut që keni pranë. Beqarët do kenë mundësi të mira për të krijuar lidhje, por gjithsesi bëjnë mirë të mos nxitohen në marrjen e vendimeve. Financat do jenë të mira.
Një ngjarje e rëndësishme do t’ju ndihmojë sot në aspektin profesional. Në fushën e ndjenjave do ta lini veten të admiroheni nga dikush.

Gaforrja
Mos lejoni që sot të neglizhohet një projekt që lidhet me të ardhmen tuaj dhe partnerit/es.
Nëse ndodh kjo gjë të gjitha pasojat do të bien mbi ju. Beqarët të trembur se mos lëndohen do preferojnë të mos e ndryshojnë statusin edhe për pak kohë. Në planin financiar do arrini të ruani ekuilibrin duke shmangur çdolloj problemi.
Do t’i dedikoheni problemeve tuaja personale duke marrë një moment pushimi. Në aspektin profesional do të keni mundësi të reflektoni.

Luani
Ka disa mundësi sot për të dalë nga një situatë e bezdisshme që po ju shqetëson në marrëdhënien tuaj në çift. E rëndësishme është të zgjidhni atë që bie më pak në sy. Beqarët do kenë një rutinë sot dhe nuk parashikohet ndonjë takim apo njohje interesante. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.
Do të keni ide të reja, të cilat do të sjellin përfitime. Në punë do të jeni energjikë dhe të përkushtuar. Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm me gjykimet.

Virgjëresha
Nuk ka pse t’ju kapë paniku për gjëra që nuk janë verifikuar akoma. I keni të gjitha mënyrat për të sqaruar pozicionin tuaj. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takime dhe do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do përballen me disa vështirësi të mëdha, pasi do jetë Saturni ai që do ndikojë negativisht.
Do të reagoni me agresivitet kundër kujtdo që ju vështirëson punën, por do të dilni fitimtar. Në dashuri diçka do t’ju shqetësojë, por në fund gjithçka do të zgjidhet.

Peshorja
Nëse nuk doni të përshkoni shumë rrugë sot për të arritur në përfundimet e kërkuara, duhet ti besoni intuitës suaj që ju ka zgjidhur gjithmonë punë. Beqarët do tregohen mjaft të hapur në takimet që do realizojnë dhe kjo do ndikojë pozitivisht për ta. Financat do jenë të mira, nuk keni arsye për tu shqetësuar.
Sot do të jeni shumë aktivë dhe plot me iniciativa. Kjo për shkak të familjarëve tuaj që ju mbushin me energji pozitive.

Akrepi
Sot doni të jeni sa më pranë njeriut tuaj të zemrës. Mbase duhet të kuptoni dhe nevojat e tij/saj dhe të mos tregoheni egoistë. Beqarët do ndjehen mjaft mirë sot edhe pse nuk do kenë ndryshime në jetën e tyre sentimentale. Në planin financiar bëni mirë të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.
Do të ndiheni pak të mërzitur sepse nuk jeni të rrethuar gjithmonë nga njerëz që i doni. Në aspektin profesional do të shpërbleheni ekonomikisht.

Shigjetari
Po përçoni stres tek personat afër jush sepse dhe ju vetë në këto momente jeni shumë të ngarkuar. Ruani qetësinë dhe kërkoni mbështetje. Beqarët do jenë të ngarkuar me punë dhe nuk do kenë as kohë dhe as dëshirë për të menduar për dashurinë. Financat nuk do jenë aspak të mira, bëni kujdes me blerjet.
Duhet të vini në jetë aspiratat tuaja. Në punë duhet t’i shmangni lëkundjet dhe të jeni më të drejtpërdrejtë.

Bricjapi
Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te behet me serioze gjate kësaj dite. Do mendoni për një te ardhme se bashku dhe kjo do iu mbushe me optimizëm. Edhe beqaret do jene te favorizuar ne dashuri. Një person interesant do iu beje propozimin me te bukur qe mund te kishit menduar. Financat do jene te mira. Beni shpenzimet qe kishit menduar.
Nuk duhet të shqetësoheni nga një kritikë sepse kjo do t’ju bëjë që të rriteni. Në aspektin profesional do të jeni të saktë dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Ujori
Meqë tani jeni në një marrëdhënie në çift duhet të filloni të ecni sipas rregullave të lidhjes. Prisni kohën tuaj dhe veproni me maturi për të qenë sa më të sigurt. Beqarët do realizojnë takime interesante që do ju falin emocione pa fund. Financat do jenë të mira, do kenë ndikimin pozitiv të Neptunit.
Do t’i jetoni këto momente me shumë qetësi. Në aspektin profesional nuk duhet të jeni shumë të nxituar, mund të harroni diçka.

Peshqit
Keni marrë disa vendime që ju kanë vënë në mendime sot ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Mbase nuk ishte mënyra e duhur ajo që zgjodhët për ti bërë publike. Beqarët do realizojnë takime pa fund, por nuk do jenë të sigurt për të hedhur hapa drejt të ardhmes. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll falë menaxhimit tuaj të mirë.
Do të jetë e vështirë për të bindur partnerin sepse ai do t’ju kundërshtojë në çdo gjë. Në ambientin e punës do të kuroni me kujdes çdo detaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY