Ish-nenkryetari i PD, Astrit Patozi deklaroi sonte se eshte nisur drejt nje projekti te ri politik, larg PD. Në një intervistë për “Real Story” në Vizion Plus, Patozi tha se nuk ka me asnje detyrim ndaj PD dhe se kjo ishte ndarje edhe nga Berisha po ashtu.
I pyetur nëse ndarja me Lulzim Bashën është ndarje dhe nga Sali Berisha, Patozi përgjigjet shkurt: “Në kushtet që Berisha ka bërë zgjedhjen e tij rrjedhimisht është një ndarje dhe nga Berisha”.
Por a është edhe Berisha po aq përgjegjës së Basha?
“Sali Berisha ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë dhe e gabuar është zgjedhja e tij. Ai ka zgjedhur Lul Bashën si pasuesin e vet. Ajo që unë nuk pranoj tek Berisha, nuk mund të bëj njeriun që po lutet apo përgjërohet për bashkim, ka mungesë sinqeriteti. Nëse ai do bashkim, duhet që të ushtronte presion mbi përzgjedhësit” – tha Patozi.
Ish-deputeti i PD argumentoi nevojen e nje projekti te ri politik ne qender te politikes shqiptare per te cilin do te investohet qysh neser.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/