Euro shënon tjetër minimum historik në tregun shqiptar

Euro shënon tjetër minimum historik në tregun shqiptar

112
0
Shares

Euro vazhdon të bjerë në tregun e këmbimit valutor vendas. Këtë të hënë, monedha e përbashkët europiane ka arritur nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit duke u këmbyer me 128.7 lekë.

Rënia e Euros ka ndezur debate edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku në miratimin e rezolutës për Bankën e Shqipërisë, deputetët kërkuan monitorimin e kursit nga ana e saj.

I vetmi përfaqësues i opozitës në Komision, Edmond Haxhinasto kërkoi që Banka Qendrore të ndërhyjë në treg, pasi ulja e Euros ka dëmtuar eksportuesit, kërkesë që u hodh poshtë nga anëtarët e tjerë, pasi preket pavarësia institucionale e bankës.

Prej dy vitesh monedha Euro ka arritur një ekuilibër të ri në treg, ndërsa në projeksionet e Bankës së Shqipërisë parashikohet që do të ketë një stabilizim të saj në të ardhmen.tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY