“Kazani” francez: Shqipëria plazhe parajse dhe prodhuesja më e madhe e kanabisit...

“Kazani” francez: Shqipëria plazhe parajse dhe prodhuesja më e madhe e kanabisit në botë

144
0
Shares

Disa herë në mbrëmjen e djeshme një nga emisionet më të njohura franceze në TV M6 e ka cilësuar shqipërinë si vendin më të madh të prodhimit të kanabisit në botë. Në dokumentarin e “Enquete Exslusive” të drejtuar nga prezantuesi Bernard de la Villardiere, krahas plazheve magjepsëse të jugut, shtimit të turistëve, gjakmarrjes dhe dasmës së çiftit Leka Zogu Elia Zaharia, i është kushtuar edhe një vend i veçantë prodhimit e trafikut të narkotikëve. Gazetarët francezë në dokumentarin e transmetuar të dielën në orën 00:25 duket se xhirimet i kishin bërë mbi një vit më parë kur Saimir Tahiri ishte ende ministër. Pra, kur ishte koha që qeveria e tij dhe e Ramës i quante kazan, të gjithë ata që flisnin për boom-in e kanabisit në vend.

Ashtu sikurse pritej dokumentari ishte instaluar edhe në zyrën e ish ministrit Tahiri në Ministrinë e Brendshme. Dhe ata e pyesin shprehimish: ka shumë akuza që ju lidhin ju direkt me trafikantët…

Përgjigjja e Tahirit: Unë do shqetësohesha po të mos ishte kështu…, mua më kanë akuzuar edhe se i kam vënë vetë bombë familjes sime… Kjo tregon se ne po e luftojmë krimin.

Në fakt u desh edhe disa kohë që e vërteta të dilte në shesh për të gjithë shqiptarët. Por interesante është se në dokumentarin francez të “Enquete Exslusive”, pavarësisht se kanë takuar autoritetet vendase, pavarësisht se kanë marrë pjesë në aksionet e policisë, kolegët francezë kanë arritur në përfundimin se në Shqipëri po bëhej nami me kanabis, njësoj si mediat vendase që në atë kohë Rama filloi ti quante ‘kazan’ që nxin imazhin e vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY