Lezhë, sherr mes dy kunatave , 41-vjeçarja godet me sende të forta...

Lezhë, sherr mes dy kunatave , 41-vjeçarja godet me sende të forta 35-vjeçaren

221
0
Shares
Foto Ilustruese

Nuk janë të pakta rastet e dhunës brenda familjes, ndaj edhe një rast i ngjashëm ka ndodhur në Lezhë. Mësohet se një 41-vjeçare ka goditur me sende të forta kunatën e saj, në rrethana ende të paqarta.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasja me inicialet M. B., akuzohet se dhunoi shtetasen me inicialet V. P., duke i shkaktuar kësaj të fundit dëmtime të lehta.

Njoftimi i Policisë
Më datë 29. 04. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles Parë Lezhë, për shtetasen M. B., vjeç 41, pasi në Tresh, ka goditur me sende të forta kunatën, shtetasen V. P., vjeç 35, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Neni 90 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY