“Në maj publikohen skandale që tronditin qeverinë”

“Në maj publikohen skandale që tronditin qeverinë”

390
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për të diskutuar mbi qëndrimet që opozita do të mbajë në seancën parlamentare të enjtes por dhe mbi aksionin në vazhdim.

Burimet i thanë Ora News se kryetari Basha, ka folur për publikimin e një skandali në muajin maj, duke u shprehur se do të tronditet ekzistenca e qeverisë. Basha mësohet të jetë shprehur para deputetëve, se socialistët nuk mund të mbajnë më të fshehur zullumin dhe keqqeverisjen 5 vjeçare, por nuk ka dhënë informacion se me kë lidhen këto afera të pretenduara.

Ndërkohe grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me kuvendin, duke mos marrë pjesë në komisione me përjashtim kur flitet për çështje me rëndësi për qytetarët dhe ato që lidhen me integrimin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka informuar gjithashtu grupin parlamentar se brenda kësaj jave do të shpërndahet udhëzimi për ristrukturimin degëve.

Partia Demokratike pritet që të futet në një proces zgjedhor nga seksionet, grupseksionet e deri tek kryetarët e degëve.

Por krahas këtyre zhvillimeve Basha u ka kërkuar deputetëve që artikulimi poltik të fokusohet tek çështja “Tahiri”, lirimi i të burgosurve për protestën e Rrugës së Kombit, dhe mbështetja e qytetarëve dhe grupeve të interesit në protesta të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY