E ftuar ne emisionin KAPITAL ne Vizion plus me Aleksander Furxhi, Kryetarja e Autoritetit te Dosjeve te Sigurimit Gentiana Sula tregon se si dhe perse kampi i internimit te Tepelenes erdhi ne qender te debatit publik. Ajo thote se nuk pritej qe aq shume njerez te mbijetuar nga kampi, ose familjare te tyre, te vershonin me deshmi, rrefime dhe kujtime te dhimbshme per kushtet cnjerezore te kampit te ngritur 7 dekada me pare.
Lidhur me volumin e punes dhe dokumentacionit te Sigurimit te Shtetit, sot nen administrimin e Autoritetit AIDSSH, rezulton se aktualisht 14 mije dosje jane te inventarizuara ne menyre elektronike. Fjala eshte per dosje te personave te hetuar dhe denuar gjate komunizmit per veprimtari politike.
I gjithe dokumentacioni ne zoterim nga Autoriteti AIDSSH permban rreth 23 milion faqe te shkruara dhe te ruajtura ne 46 vite te regjimit komunist
Tashme Autoriteti zoteron rreth 30 mije dosje te punes per oficere, neoficere, punetore operative dhe civile te tjere bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit
Sula thote se ka ardhur ne rritje numri i kerkesave nga publiku per informacion mbi dosjet. Rreth 280 kerkesa u paraqiten gjate vitit 2017, prej tyre rreth 50 kerkesa erdhen nga institucionet kushtetuese per verifikim te kandidateve per poste te larta shteterore.
Kane kaluar ne filtrin e verifikimit te pastertise se figures 821 zyrtare apo kandidate per poste publike, nga keta 795 kane rezultuar pozitive
Kane kaluar ne filter 197 kandidate per organet e vettingut
Ne dyert e Autoritetit te dosjeve u paraqiten 51 kandidate per KLGJ e KLP nga shoqeria civile e bota akademike, nder te cilet 4 kane mbetur ne “rrjete”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/