Shpikja e fundit që pengon këmbësorët në semaforë: Mos kalo me “të...

Shpikja e fundit që pengon këmbësorët në semaforë: Mos kalo me “të kuqe” se lagesh!

128
0
Shares

Policia e trafikut në një qytet kinez ka shpikur një metodë të re për të inkurajuar sigurinë rrugore, duke instaluar në vendkalimet e këmbësorëve pengues që i lagin me ujë të nxehtë personat që kalojnë semaforin kur ai është i kuq.

Sistemi në provincën Hubei është i pajisur edhe me teknologjinë e njohjes së fytyrës, kështu që autorët mund të identifikohen dhe të emërohen publikisht dhe të turpërohen, sipas “The Beijing News”.

Shkelësit do të mbulohen me ujë dhe lëshohet një tingull mesazhi i regjistruar që thotë, “Ju lutem mos e kaloni rrugën, kalimi është i rrezikshëm”, sipas artikullit.

Qeveria e qytetit ka shpenzuar 1.3 milionë juanë (207 mijë dollarë amerikanë) për zhvillimin e sistemit dhe planifikon të instalojë shtyllat në kryqëzimet kryesore në të gjithë qytetin.

“Temperatura e brendshme e shtyllave është vendosur në 26 gradë Celsius dhe punëtorët do t’i mbushin ato me ujë të pastër çdo ditë kështu që nuk ka nevojë të shqetësohet për ndotjen ose për t’u ftohur”, citohet një oficer i policisë. Fotot e marra të shkelësve do të shfaqen në ekranet e mëdha në zonat publike. CRI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY