Cifti zbret nga vinci, Teuta rrefen arsyet e protestes se rrezikshme

Cifti zbret nga vinci, Teuta rrefen arsyet e protestes se rrezikshme

102
0
Shares

Burrë e grua zbriten me ne fund nga vinci pasi qendruan mbi 15 ore ne majte te tij ne nje ndertim ne afersi te diges se liqenit artificial ne Tirane. Ferdinand dhe Teuta Sahatçi po protestonin ndaj mungeses se drejtësisë për pronësinë e shtëpisë.

Teuta Saraçi, ish e persekutuar, tha se “më persekuton kunata ime Alba Saraçi dhe më ka nxjerrë nga shtëpia. Ajo ka bërë një urdhër mbrojtje për burrin tim. Por unë nuk kam mundësi që ta mbaj atë me bukë. Unë kam njoftuar të plotfuqishmin e zonës në Kombinat por ai s’e ka vënë ujin në zjarr. Por vetëm ka mbajtur krahun e Alba Saraçit, e cila më dhunon fëmijët prej 4 vitesh, të gjitha këto janë të regjistruara, policia hesht dhe mban krahun e Albës dhe të babait të saj.

Para 4 ditësh kemi debatuar se unë plaçkat e shtëpisë i kam blerë me kredi bankare dhe ajo donte të më hidhte plaçkat jashtë shtëpisë; ajo shkoi në polici dhe i dhanë urdhër mbrojtje. Nuk kam besim tek asnjëri sepse asnjë nuk e ndihmoi familjen time. Asnjë nuk ka bërë asgjë, bashkia s’ka bërë asgjë, s’ka ardhur asnjëherë, kemi 1 vit pa drita, sepse ajo Alba kishte një konsum të lartë dhe iku për në Itali dhe i la pa paguar.

Ju mund të merrni në dëshmi edhe fëmijët nëse në gënjejmë,  janë të vërtëta. Ata na duan neve të vdekur, ato kërkojnë lekë me dhunë. Shteti jo vetëm që nuk më ndihmon por më torturon akoma. Shteti i jep të drejtë një mostre, një krimineli që torturon 2 fëmijë të vegjël. Shteti i dha të drejtë një krimineleje, unë prej 4 ditësh jam rrugëve, fle në lulishte.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY