Lulzim Basha tregon shënjestrat e opozitës ndaj qeverisë

Lulzim Basha tregon shënjestrat e opozitës ndaj qeverisë

88
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sot me emra në lidhje me zyrtarët socialistë që janë simbolet e korrupsionit të qeverisë socialiste.

Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e PD-së, Basha përmendi Tahirin, Beqajn, Gjiknurin, Veliajn, Dakon dhe Sejdinin, të cilët i quajti pengmarrësit e socialistëve.

Pjese nga fjala e Bashes:

Simbolet e kësaj qeverisje janë turpi i socialistëve dhe pengu që i mban ata të kapur dhe të nënshtruar nga krimi dhe droga. Saimir Tahiri është simboli dhe thelbi i këtyre 5 viteve, dëshmia tronditëse e dy standarteve të shtetit të Edi Rames. Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Europës. i provuar me dëshmi e me fakte nga antimafia italiane.

Mijëra shqiptarë janë në burg ose para drejtësisë për shkelje që i kanë kryer nga halli, nga mbijetesa, për dritat, për ujin. Ashtu si Tahiri mban peng Ramën, Rama po mban peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane. Nuk ka zyrtar europian që nuk e di se ministri i brendshëm i la makinën personale bandës së krimit, se ai ishte padrinoja e trafikut ndërkombëtar të drogës, se ky trafik bëhej nën mbrojtjen e tij dhe të Kryeministit.

Dhe nuk ka një njeri që nuk e sheh sot sesi drejtësia u përthye për Saimir Tahirin. Sesi Edi Rama e mbrojti me imunitet Sajmir Tahirin. Se ligji përkulet, zhbëhet për Ramën dhe njerëzit e tij, se i gjithë sistemi është në dorën e tij dhe të njerëzve të tij. Simboli i këtij narko-shteti dhe turpi i kësaj qeverisje janë drejtuesit e lartë të policisë në kërkim për trafik droge, ata që Edi Rama u besoi rendin dhe sigurinë, por që në fakt u la ortakërinë me krimin, aferën e hashashit, heroinës e kokainës.

Simboli tjetër i kësaj qeverisje është Ilir Beqaj, një njeri që është fiksuar në kujtesën e shqiptarëve si i pari mes hajdutëve qeveritarë, i cili kreu krimin më të madh në shëndetësi, duke ia kaluar paratë e shqiptarëve, taksat tona, donatores së partisë socialiste me koncesionin famëkeq të check up-it.  Dhe  qindra milionë euro të tjera me koncesionet e radhës.

Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri që bashkë me aferat qindra milionëshe të energjisë dhe naftës është kapur në bashkëpunim flagrant me narkotrafikantët për vjedhjen e votave dhe tjetërsimin e rezultatit zgjedhor

Eshte Veliaj që me skemën mafioze të Sharrës mori jetën e Ardit Gjoklajt, bleu prokurorinë dhe tani e ka shndërrurar Tiranën në lavatricen gjigante të pastrimit të parave të pista.

Është Dako i bandave të Durrësit, simboli i kryebashkiakut mafioz që po rrënon qytetin dhe qytetarët e Durrësit për të mbushur xhepat e tij, të banditëve me të cilët vjedh vota dhe natyrisht të Edi Ramës.

Basha: Ështe Qazim Sejdini që me bandat e tij të heroinës terrorizon qytetarët dhe sulmon policinë.

Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, janë makutët dhe kriminelët që rrëmbejnë cdo ditë pasuritë e thelat e mëdha të buxhetit të shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY