Uran Kostreci: Po të donte PD të përsekutuarit do te ishin me...

Uran Kostreci: Po të donte PD të përsekutuarit do te ishin me te integruar. Protestuesi i Kukësit elektrizon sallën

159
0
Shares

Uran Kostreci përshëndeti kongresin në emër të të përndjekurve politike duke konsideruar se është  e vetmja parti që pati në konsideratë të përndjekurit por tha se duhej të bënte edhe më shumë. Po të donte PD tha Kostreci të përndjekurit so të ishin edhe më shumë bërthamë e PD dhe ndërkohë të shumë më të integruar.

Ndërkaq Enkelejd Alibeaj, që po ashtu është nga të përsektuarit politikë tha se kjo shtresë ka qenë në bazë të punës së PD. Të përsekturuarit, tha Alibeaj janë hipoteka më e madhe e PD.

Kanë përshëndetur më pas edhe protestuesit e Kukësit. Lulzim Poda tha se kurrë nuk kam pasur precedent penal, as jam akuzuar për vjedhje apo dicka tjetër. Kam katër fëmijë dhe jam dy herë më shumë gjysh. Por më 31 mars dolëm në protest kundër taksës. Atje me edhe më akuzuan. Në 3 të natës na shqyen dyert, isha me djalin dhe nusen e djalit në shtëoi, na drejtuan armët sikur të isha kriminel. Edhe Millosheviqi nuk ua ka bërë kosovarëve kështu.

Poda kërkoi që të lirohen 4 kuksianët.

Ndërkaq deputeti i PD, Flamur Noka tha se linja e protestave në të gjithë vendin do të vijojë.

https://web.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1865968300121009/

https://web.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1865959340121905/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY