Partia Demokratike nisi sot Kuvendin e saj Kombëtar me pjesëmarrjen e rreth 7000 delegatëve sipas burimeve të PD-së. Kuvendi I hap nga nënkryetari I saj Edi Paloka I cili njoftoi trupin drjetues të Kongresit si dhe sekretarinë e tij.
Më pas fjala iu dha anëtares më të vjetër të Këshillit Kombëtar, Fato Murraj e cila than ë fjalën e saj se PD ëhstë shtëpia e të gjitha grupeve dhe mendimeve dhe se askush nuk mund ta përcajë atë. Murraj tha se vëmëndja duhet të jetë tek qeveria e cila po shkatërron vendin.
Në Kuvend nuk kanë marrë pjesë ende Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe pjesëtarë të tjerë të grupit që kundërshton lidershipin e Bashës. Ndërkohë kritikë të tij si Mustafaj, Imami, Selami etj janë tashmë në sallën e Kongresit.
Eduard Selami ka kërkuar të ketë një diskutim në Kongres por ende nuk është marrë një vendim pasi diskutimet janë parashikuar vetëm në kuadrin e debateve për statutin e PD-së.
Jorida Tabaku ne fjalen e saj tha se 67 mije familje kane mbyllur bizneset, duke i kerkuar qeverise qe te ndale presionin dhe represionin ndaj biznesit.
Ndersa Grida Duma e vuri theksin tek varferia e shqiptareve, heqja e ndihmes ekonomike per ta.
https://web.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1865935050124334/
https://web.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1865939443457228/
https://web.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1865945060123333/
https://web.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1865952306789275/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/